Aksesi i personave me aftësi ndryshe në institucionet publike e vendit tonë mbetet ende një problem për këtë kategori. Edhe Bashkia e Matit përballet me këtë problematikë e trashëguar ndër vite. Shumë institucione publike përfshirë edhe shkollat kanë mungesë aksesueshmërie për personat me aftësi të veçanta. Nisur nga kjo situatë, fondacioni “Sëbashku” ka përfshirë në projektin e tij “Të veprojmë për aksesueshmërinë” edhe Bashkinë e Matit, mes 3 bashkive të përzgjedhura në rang vendi. Drejtuesja e Fondacionit “Së Bashku” Suela Lala, tha se do të zhvillohen një sërë takimesh për të fuqizuar dhe informuar aktorët lokal në fushën e aftësisë së kufizuar.
Aktivistja Suela Lala tha se qëllimi i projektit është që pushteti vendor të ndërhyjë në disa institucione kyçe publike për të mundësuar aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara si dhe ta ketë prioritet në investimet në vazhdimësi.