Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtarisht e kampionatit kombëtar të futbollit në sezonin 2021 – 2022. Klubet janë në hapat e fundit për të krijuar ekipet me të cilat do të përballen me njëri-tjetrin në këtë garë. Por Burreli nuk është fokusuar vetëm në ndërtimin e ekipit, por edhe në përmirësimin e kushteve në stadiumin “Liri Ballabani”. Administratori i Klubit të Futbollit “Burreli”, Bajram Ballabani thotë se me mbështetjen e kryebashkiakut Agron Malaj, në stadium po investohet në përmirësimin e kushteve të futbollistëve, stafit dhe tifozërisë. Në këtë kampionat do të jenë 2 mijë ulëse për tifozët. Prej ditësh ka nisur puna për vendosjen e stolave në të dy anët e tribunës kryesore. Administratori Ballabani tha se me ardhjen e ekipit me datë 1 Shtator, përgatitjet për nisjen e garës janë drejt fundit:

Paralelisht puna po vijon pa ndërprerje edhe në rikonstruksionin që po i bëhet aneksit të stërvitjes. Me përfundimin e punimeve, skuadra e parë e Burrelit dhe grupmoshat do të kenë ambjente bashkëkohore për të zhvilluar seancat stërvitore.