Dy të rinj italian kanë zgjedhur pedalimin për të përshkuar mijëra kilometra rrugë nga qyteti i Pulias me destinacion Francën e Gjermaninë, duke përdorur si rrugë tranzit vendin tonë. Xhangoi dhe Paolo pasi kanë mbërritur me traget në vlorë janë nisur drejt Tiranës, e më pas nëpërmjet rrugës së Arbrit kanë mbërritur në Klos. Xhangoi thotë se gjatë kalimit në vendin tonë peizazhi malor i rrugës së Arbrit ka qenë më i bukuri që ka parë. “Quhem Xhangoi dhe vij nga Pulja. Pulja është shumë afër Shqipërisë kështuqë vendosëm të vijme këtu. Kemi 4 ditë që udhëtojme. Jemi nisur nga Vlora për të përshkruar Tiranën e tashmë arritëm këtu. Qëllimi është që të arrijmë me biçikletat tona, unë në Paris dhe Paolo në Gjermani. Nuk është udhëtimi i parë me biçikletë pasi kam ikur edhe nga italia në Portugali. Kjo rrugë më pelqen më shumë. Rruga e Arbrit me pejsazhin malor është segmenti më i bukur që kemi përshkuar” – Xhangoi. Paolo thotë se natën e kalojnë buzë lumenjëve apo maleve. Ai shton se është hera e tretë që e viziton Shqipërinë, por për herë të parë Matin. “Ne gjatë rrugës në përdorim tendat për të fjetur dhe zgjedhim lumenjt apo malet për të qëndruar. Është hera ime e tretë në Shqipëri por e para në Mat dhe qenka vërtetë shumë bukur” – Paolo Të rinjtë italian do të bëjnë edhe disa ditë të tjera udhëtim për të mbërritur në destinacionet finale në Francë e Gjermani.