Është fakt që rruga e Arbrit ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve të Njësisë Xibër në Bashkinë e Klosit. Dikur kjo zonë ishte më e izoluara, ndërsa me ndërtimin e rrugës së Arbrit, diustanca me zonat urbane është shumë e vogël. Megjithatë, kjo nuk i ka mbajtur të rinjtë e fshatit Shkallë që të mos largohen për një jetë më të mirë. Ashtu si në shumë fshatra të tjerë, edhe këtu, kryesisht rinia e ka braktisur thuajse masivisht. Braktisjen e fshatit e tregon edhe numri shumë i vogël i bagëtisë së imtë. Lezan Dalliu thotë se zona dikur mbarështonte rreth 3 mijë krerë të imta, ndërsa sot numërohen me gishtat e dorës. Ai e lidh këtë me largimin masiv të të rinjëve, pasi mosha e tretë e ka të pamundur.
Ish mësuesi i dalë në pension, Kasem Muça shprehet se fshatit i mungon infrastruktura e brendshme. Asfaltimi i rrugës nga ura e “Spates” deri në fshatin Gurë i Bardhë, do të kishte impakt pozitiv për zonën.