Populli thotë “Puna të mban gjallë”. Nisur nga kjo shprehje çifti i të moshuarve 87 e 72 vjeç nga fshati Kloskatund i Bashkisë Klos, vijojnë të punojnë ende. Ahmet Fiku, është 87 vjeç por vazhdon të punojë tokat e tij. Ahmeti shprehet se megjithëse nuk e ka të domosdoshme nga ana ekonomike, vazhdon të punojë për të mbajtur veten në formë, e mbi të gjitha për të mos qëndruar kot.
Nga ana tjetër, Ahmeti shprehet se fëmijët u larguan pasi nuk kishin të ardhme aty, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm e atij vaditës.
Ky çift të moshuarish është një shembull i mirë për brezat e rinj të cilët punët e bujqësisë i refuzojnë.