Mosha e tretë në qytetin e Bulqizës siduket nuk ka asnjë përkujdesje apo mbështetje. Ata kanë vetëm një ambjet i cili nuk ofron asnjë kusht të përshtatshëm për qëndrimin e tyre aty gjatë ditëve të dimrit. Vetë të moshuarit thonë se bashkia i ka braktisur duke mos iu ofruar asnjë lloj shërbimi.

Frekuentuesit e qendrës nuk kanë shumë kërkesa ndaj pushtetit vendor. Ata kërkojnë që bashkia t’i furnizojë me dru zjarri, apo tju ndërhyjë në ambjente të cilat janë jashtë çdo standarti. Sigurimin e druve të zjarrit e bëjnë vetë të moshuarit nga shtëpitë e tyre ose kur qytetarë të ndryshëm jua falin.