Të mërkurën e 16 tetorit do të nisë turi i parë eleminator për garën e Kupës së Shqipërisë në futboll. Shorti e ka vendosur Burrelin përballë ekipit të Sopotit i cili garon në kategorinë e dytë. Por për trajnerin Ditmar Bicaj kjo garë përveçse e bukur ka rëndësi të madhe edhe për lojtarët të cilët janë aktivizuar më pak në ndeshjet zyrtare të kampionatit të kategorisë së parë. Nisur nga kjo, Bicaj u shpreh se do t’ju jepet mundësia këtyre lojtarëve që të tregojnë më shumë në ndeshjet e kupës e cila këtë vit do të merret seriozisht më shumë për të kaluar në turin tjetër eleminator.
Nëse Burreli e kalon turin e parë eleminator në këtë garë, në turin e dytë do t’i duhet të përballet me ekipin e Apolonisë së Fierit i cili garon në kategorinë e parë në futboll.