Vetëm dy ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020 – 2021. Gjatë kësaj periudhe bashkitë janë angazhuar për përgatitjen e ambjeneteve të institucioneve arsimore ku mijëra nxënës e staf pedagogjik do të rikthehen në to. Por ashtu siç është thënë, ky vit shkollor do të jetë krejt ndryshe nga vitet e kaluara. Mësimi do të zhvillohet duke u zbatuar në protokollin e sigurisë së nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha pa nga afër përgatitjen e disa prej shkollave të qytetit të Burrelit. Sipas Tushës, Bashkia ka ndërhyrë për riparimet e nevojshme si dhe është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve.
Tusha ka edhe një apel për prindërit, duke iu kërkuar atyre bashkëpunim për t’i mbrojtur fëmijët nga infeksioni Cov-sars 2.