Do të luhet, duke startuar nga ora 20:45, derbi i Milanos, mes  Interit dhe Milanit sfidë e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A.

Skuadrat vijnë me qëllime të qarta në këtë derbi, vetëm fitoren. Antonio Konte ka surprizuar me formacionin që ka zgjedhur të nisë lojën, pasi ka lënë në stol Eriksenin. Ndërkaq Sançez dhe Lukaku do luajnë në sulm. Ndërsa Handanoviç nuk ia doli të ishte titular në këtë sfidë.

Ndërkaq Pioli ka zgjedhur të luajë me skemën 4-4-2 me Ibran që e nis nga minuta e parë. Mesfusha do të përbehet nga Kesi, Benaser, Kastijeho dhe Rebiç.

Formacionet zyrtare:

Inter: Padeli; Godin, De Vraj, Shkrinjar; Kandreva, Vesino, Brozoviç, Barela, Jang; Sançez, Lukaku.

Milan: Donaruma; Konti, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Kastiehjo, Kesi, Benaser, Çalhanoglu; Ibrahimoviç, Rebiç.

Skemat