Ora do të kthehet një orë mbrapa nga 03:00 e mëngjesit, mes të shtunës dhe të dielës.

Ky rikthim në orën diellore na jep mundësinë për të fjetur edhe një orë më shumë sepse dielli do perëndojë më para.

Sipas të dhënave ky ndryshim ka ndikim në organizëm dhe në jetën tonë të përditshme.

Vjet Parlamenti Europian mori vendimin që të mos e ndryshonte më orën, por ky vendim hyn në fuqi në mars.

Kështu që, ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës do të ketë një vendim të dytë.

Faktet historike kanë treguar se ndryshimi i orës ka ndodhur në mënyrë që njerzit të shfrytëzojnë ditën edhe më shumë dhe energjinë e diellit.

Gjithashtu faktet historike tregojnë se ndryshimi i orës nxit disa avantazhe në organizmin e njeriut.

Ne e ndjejmë ndryshimin, duke qenë më të lodhur dhe sipas studimeve ata që janë më të prirur ndaj kësaj gjëje janë fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas një studimi të publikuar në  revistën shkencore “Neuroscience Letters”, ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe ndikon në  përqëndrimin e njerëzve.

Gjithashtu një javë pas këtij ndryshimi, njerzit flenë më pak dhe shohin më shumë ëndrra.