Ndonëse u bë afro dy vite nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 në Bulqizë shumë banorë vijojnë të përplasen në zyrat e institucioneve për dëmet e shkaktuara prej tij. Por për nënprefektin e Bulqizës, Avni Muliu, këta banorë kanë tejkaluar të gjitha afatet ligjore që janë parashikuar në situata të tilla. Pra banorët nuk kanë njfotuar instancat vendore për të shkuar më pas grupet e verifikimeve në terren. Muliu shtoi se kush ka bërë kërkesë brenda afatit ligjor tek njësitë administrative, komisionet e verifikimit kanë shkuar derë më derë.

Sa i përket dëmshpërbleimeve, Nënprefekti Avni Muliu tha se ata që janë paraqitur në afat ligjor janë paguar, ndërsa të tjerët që kanë bërë ankesën jashtë afatit, nuk mund të dëmshpërblehen.