TË ÇARAT NË RRUGËN E ARBRIT MBUSHEN ME ZIFT

TË ÇARAT NË RRUGËN E ARBRIT MBUSHEN ME ZIFT

Segmenti i rrugës së Arbrit që kalon përmes njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit vijon të shfaqë probleme. Veç deformimeve që pëson në disa pjesë, kryesisht nga fshati Shkallë deri në hyrje të tunelit të Murrizit, rruga ka pësuar edhe çarje. Por firma në vend që ta riparojë të gjithën sipas standarteve të kërkuara, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër, t’i mbulojë të çarat me zift. Kjo pamje është në vendin e quajtur “Rrugajë” pak pa shkuar në qendër të njësisë Administrative Xibër. Sipas ekspertve, me rritjen e temperaturave zifti shkrin mbi asfalt dhe nxirret nga gomat e automjeteve që kalojnë çdo ditë. Situata është e ngjashme edhe në afërsi të tunelit numër 2, ku prej muajsh rruga ka pësuar çarje, ndërsa firma e ka mbushur me zift. Specialistët e rrugëve jashtë kameras thanë se prania e ziftit në asfalt kur temperaturat janë të larta dhe ai shkrin, mund të jetë burim aksidenti pasi automjetet rrëshqasin në të.