Të sfidosh temperaturat e larta të ditëve të fundit, dy janë mënyrat më të mira, t’i drejtohesh detit, ose malit. Këtë të fundit ka zgjedhur çifti Laçi që ka udhëtuar nga Tirana për në malin e Murrizit. Ata janë ndaluar për të kaluar orët e nxehtë të pikut të vapës në Qaf Murrize aty ku dhe kalon bajpasi i rrugës së Arbrit. Namik Laçi shprehet se zona aty është shumë e bukur sidomos në këtë periudhë. Por problem mbetet ndotja. Shumë qytetarët që shkojnë për të pushuar në këtë zonë malore nuk i marrin me vete kur largohen mbeturinat që shkaktojnë nga konsumimi i ushqimeve apo pijeve. Laçi thotë se shumë vizitor tregohen të papërgjegjshëm pasi e ndotin ambjentin ndonëse rikthehen përsëri vetë për të pushuar. Në mungesë të kontejnerëve, Namik Laçi shprehet se të gjithë vizitorët duhet të tregohen të qytetëruar, por nga ana tjetër thotë se një zgjidhje mund ta japë edhe bashkia duke vendosur kontejner.

Nga ana tjetër, Namik Laçi thotë se shkon shpesh aty dhe sheh që ka shumë vizitor.