Ka provuar që të luajë në Superiore me Bylisin, por edhe në Kategorinë e Parë, apo dhe të dytë, vjet shkoi deri në Gjermani në ligat e ulëta, aty ku luajti afro një fazë. Gëzim Hyska është bërë pjesë e Burrelit, aty ku në sulm ndihet lider. Hyska po udhëheq matjanët,q ë këtë sezon kanë ambicie. Në fakt, shumë ekipe e kanë kërkuar elitën, por harrojnë që edhe Burreli ka luajtur në Superiore, e madje ka nxjerrë breza të njohur lojtarësh, që kanë spikatur jo vetëm me ekipin e vendlindjes, por edhe skuadra të tjera të vendit në elitë… Gëzim Hyska, në një prononcim për “Vipsport”, tregon ambiciet e këtij sezoni dhe Bashkinë që po e mbështet shumë skuadrën e futbollit…

Objektivat

“Jemi një ekip simpatik, askush nuk e besonte se do të kishim këtë ecuri. Personalisht kam më shumë eksperiencë. Unë kam provuar që të jem pjesë e Bylisit në Kategorinë e Partë, atëherë kam qenë 19 vjeç dhe kam shënuar 6-7 gola në Kategorinë e Parë. Po ashtu edhe në Superiore, por ndenja pak sepse doja të luaja. Shpresoj që të vijojmë këtë surprizë sepse kemi 6-7 ndeshje pa humbje dhe jemi në rrugë të mbarë. Objektivi ynë i përafërt, tashmë është që të jemi në katërshe, por do të tentojmë edhe më shumë, ndoshta për 3-4 javë do të kristalizojmë synimet që kemi”.

Financat

“Kam provuar Kategorinë e Dytë, por edhe në Gjermani. Për mua janë eksperienca dhe unë mendoj se kam bërë më të mirën tashmë që zgjodha një ekip simpatik si Burreli. Këtu kemi çdo gjë, grumbullimi dhe akomodimi me kushte shumë të mira, financa të garantuar, por edhe premio. Imagjinoni, pa na u tharë djerse fitores në Peshkopi morëm, premio dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës drejtuesve”, – tha sulmuesi Gëzim Hyska që ka shënuar në Shijak dy javë më parë.