Në kuadër të projektit ”Siguria Publike në Nivel Vendor”, i cili zbatohet nga program Matra financuar nga qeveria Hollandeze, u zhvillua një takim në ambjentet e Bashkisë Mat me përfaqësues të kësaj bashkie, këshillit bashkiak dhe policisë së shtetit. 

Eksperti për çështjet e pushetit vendor pranë Fondacionit për Autonomi Vendore dhe Qeverisje (FLAG), Artan Rroji tha se qëllimi i këtij projekti është që të fuqizojë ndjeshëm rolin e institucioneve brenda pushtetit vendor, këshillit bashkiak dhe policisë së shtetit për rritjen e sigurisë publike në dimension të përgjithshëm.

Rroji tha gjithashtu se projekti do të vijojë ku në takimet e radhës do të përfshihet edhe komuniteti i cili do të jetë përballë institucione për tju bërë të ditur problematikat e sigurisë publike.