Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të agroturizmit në vendin tonë, zv/kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Bujqësisë Anila Dendaj dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiakët e qarkut Dibër, zhvilluan të premten në Kurdari një takim me fermerë e sipërmarrës të agroturizmit të bujtinave. Zëvendëskryeministrja Belinda Ballaku tha se këtë vit pritet një fulks akoma më i lartë turistësh, ndaj dhe duhet të kemi më shumë infrastrukturë akomoduese.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se turizmi në Shqipëri nuk është vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore, ndaj dhe do t’i jepet vëmendje e veçantë agroturizmit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se pa një bujqësi të zhvilluar nuk mund të ketë një agroturizëm të zhvilluar, ndaj dhe vëmendja e qeverisë do të fokusohet në këtë sektor.

Të pranishmit parashtruan kërkesat e tyre si dhe sfidat me të cilat po përballen në sektorin e bujqësisë por edhe të turizmit.