Ish kapiteni i Burrelit Mëllugja: Ëndërr të luaj për Partizanin, konkurrenca bën mirë
Donald Mëllugja ishte një nga afrimet e Partizanit në këtë merkato të janarit, teksa mesfushori la Bylisin për të luajtur me të kuqtë. Një mundësi të cilën nuk mund ta refuzonte, pasi siç shprehet Mëllugja në një intervistë për RTSH Sport, e ka pasur ëndërr të veshë fanellën e Partizanit.