Vëzhgim/ Po në Krastë a respektohen rregullat anti-Covid?
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Krastë të Martaneshit banorët janë të ndërgjegjësuar situatën e krijuar nga Covid-19. Megjithëse është një zonë e largët dhe jo lehtësisht e aksesueshme nga institucionet monitoruese, banorët thonë se kanë zbatuar me përpikmëri të gjitha udhëzimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.