Situata e krijuar nga Covid-19 po krijon vështirësi edhe tek fermerët që prodhojnë fidan. Xhabir Kurti nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos prej vitesh kultivon perime të cilat më pas i shet në tregun e Klosit apo të Burrelit. Por ndryshe nga vitet e kaluara, Xhabiri thotë se këtë vit nuk po shet dot fidanët të cilët i blejnë fshatarët e zonave të tjera. Nëse situata vijon e tillë, Xhabir Kurti tregon se fidanët do të kalben megjithëse kanë një kosto deri në këtë moment. Nga ana tjetër, Xhabiri është skeptik edhe për prodhimin që do të nxjerrë nga sera e tij. Për pak javë kastraveci futet në prodhim por nuk është i sigurtë nëse do të ketë treg. Po ashtu, ai shprehet se hudhrën dhe sallatën që e shet tani, fiton më shumë tregtari që i blen sesa ai si prodhues. Ndalimi i lëvizjes së lirë ka bërë që shumë fermer të gjenden në vështirësi pasi veç punës së tyre duhet të zbatojnë edhe vendimet e institucioneve për të qenë në karantinë.