Familja Hidri nga fshati Valikardhë i Bulqizës, prej dekadash trashëgon një mulli me ujë në të cilin bluajnë drithëra jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe të fshatrave të tjerë në Bulqizë. Trashëgimia ka shkuar nga brezi në brez e aktualisht është Ismeti që po e vijon këtë traditë të marrë nga babai i tij. Ai tregon se mulliri i ka rezistuar kohës prej më shumë se një shekulli e po ashtu edhe dëmtimit të tij në vitin e mbrampsht 1997. Por ndonëse në këtë situatë të krijuar nga virusi korona ku njerëzit janë të mbyllur brenda dhe lëvizjet janë të kufizuara, Ismet Hidri thotë se ka rënë puna, pasi ata që vijnë nga jashtë fshatit kanë frikën e policisë.