Rastet e koronavirusit në Fushë-Bulqizë, infektohen dy mësues
Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Fushe-Bulqizë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy mësues të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kujtojmë se më herët 5 mësues të një gjimnazi në Bulqizë rezultuan gjithashtu pozitiv me Covid-19.