Në rrugën nacionale Skuraj – Burrel gjendet edhe një tunel me një gjatësi prej 300 metrash. Tuneli është hapur që me ndërtimin rrugës e ndërsa ndodhet ngjitur me hidrocentralin e Shkopetit, ai nuk ka ndriçim. Tuneli në fjalë është prej formacioni shkëmbor e nisur nga kjo autoritetet kanë besuar në qëndrueshmërinë e tij. Por për drejtuesit e mjeteve, tuneli nuk është aspak i sigurtë pasi në disa pjesë të tij ka rrjedhje uji gjatë gjithë vitit gjë e cila mund të shkaktojë edhe shembje të gurëve. Një tjetër paradoks i këtij tuneli është edhe mungesa e ndriçimit, edhe pse ngjitur tij është diga e hidrocentralit të Shkopetit. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ndriçimi në të do t’i ndihmonte ata në identifikimin e rrezikut para se të përballeshin me të.
Endonëse gjatësi e këtij tuneli është relativisht jo shumë e madhe, duke qenë se ai ndodhet ngjitur me një hidrocentral, do të ishte e arsyeshme sikur ndriçimi në të të bëhej qoftë edhe për dekor.