Ura tip pasarelë e fshatit Dom në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit është kthyer në një rrezik serioz për të gjithë banorët që e përdorin. Duke qenë se është mënyra e vetme që banorët e këtij fshati, por edhe fshatit Zallë-Rripë të dalin në rrugën nacionale, aty futen mjete me tonazhe të ndryshme. Shpeshherë është bërë problem dëmtimi i shtresës së dërrasës, por kohët e fundit, probleme ka patur edhe në konstrukt. Pak ditë më parë një mjet tip zetor u batua në urë, duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit. Zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se shqetësimi i banorëve është mëse i drejtë dhe se bashkia po sheh mundësinë e ndërhyrjes momentale si dhe tw hartimit të një projekti që mund të financohet nga qeveria.
Qindra banorë të fshatrave Dom e ZallRripë vazhdimisht kanë kërkuar ndërtimin e një ure të re pasi ajo ekzistuese tip pasarel është e rrezikshme për tu kaluar me automjete.