Rinovimi apo aplikimi për herë të parë për dokument biometrik nis nga e-albania
Të gjithë qytetarët që janë pajisur me dokumente biometrike nga viti 2009 deri në vitin 2011 si dhe të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë, do të duhet të ndjekin disa procedura. Ndryshe nga më parë, tashmë aplikimi për këto dokumente duhet të bëhet nëpërmjet portalit e-albania.al.