Xhelal Mziu me kalë në Dibër: Shteti e ka harruar, ecëm dy orë në këmbë, celularët i karikojnë në qytet
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ka udhëtuar ditën e sotme drejt Majës së Ilnicës. Mziu thotë se i është dashur të bëjë më shumë se dy orë rrugë në këmbë për të mbërritur atje ku sipas tij njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit.