Në mbledhjen e datës 17 Mars Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve vendosi që kolaicionit PD – Aleanca për Ndryshim, t’i hiqte nga lista e paraqitur plot 78 kandidatë, me pretendimin se ishin në kundërshtim me kodin zgjedhor. Por PD nuk e la me kaq, pasi këtë vendim e kundërshtoi pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve një organ tjetër ky brenda KQZ.
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kerkesen Ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti zgjedhor PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës së koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim dhe ndryshimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, sipas listës së depozituar në datën 16 mars 2021 pranë KQZ-së.
Në datën 6 Mars koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim dorëzoi pranë KQZ listën me 231 kandidat në 12 qarqet e vendit, ndërsa KQZ i hoqi 78, të cilët sot u rikthyen nga KAS. Në qarkun Dibër, në garën e 25 Prillit do të jenë në listën e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim edhe kandidatët Shaban Izvira, Denisa Vata dhe Jeton Kaloshi.