Kandidatja e parë në listën për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë, Luljeta Bozo, në fjalën e mbajtur prej saj gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, deklaroi se PS ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme.

Sipas saj, kjo parti i ka mbajtur gjithmonë premtimet dhe meriton një mandate të tretë.

 “Çdo gjë e kisha imagjinuar, por që të isha në politikë as mendja nuk më shkonte. Kur më erdhi ftesa nga Rama dhe kur Veliaj më hoqi pasiguritë, e kuptova se ne profesionistët jemi shumë të kërkuar. E pranova kërkesën, sepse PS është parti progresiste, me shumë vizion, që merr ata që merr përsipër. Nuk bën vaki që të ketë dhënë premtim e të mos e ketë mbajtur.

Njerëzit duhet ta dinë se PS ka bërë punë të madhe dhe duhet që Partia Socialiste të marrë mandat të tretë, me qëllim që punët të ecin përpara. Qeveria tregoi veten se di të menaxhojë situatën shumë mirë. Kemi Italinë, e shtata në botë dhe nuk ka strehuar të prekurit. Mandati i tretë i PS është për të mirën e vendit”, tha Bozo.