A po shkon Shqipëria drejt rimbylljes? Ja përgjigja e zv.ministrja Mira Rakacolli
Prej ditësh në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka ardhur në rritje, ndërsa ky tregues po shqetëson jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet shtetërore.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, i tha Euronews Albania se situata mbetet shqetësuese pasi vihet re një shtim i personave të infektuar me Covid-19.