Qindra të rinj u mblodhën mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit të Peshkopisë, duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Të rinjtë e dibrës ndezën qirinj pranë bustit të Skënderbeut ku dhe ishte vendosur fotografia e Klodianit. Ata kërkuan drejtësi për dibranin e tyre që u vra pas shpine nga efektivi i policisë së repartit “Shqiponja” në Tiranë në datën 8 Dhjetor, përisht ditën e Rinisë.Të rinjtë marshuan në rrugët e qytetit ku ju bashkuan shumë qytetar të tjerë.
Ndryshe nga Tirana në Dibër nuk u shënua asnjë incident, pasi e gjithë protesta u zhvillua në mënyrë paqësore. Të rinjtë nuk janë të mjaftuar me dorëheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj, por kanë kërkuar më shumë. Nën thirrjet “Dibra është Klodiani”, të rinjtë kërkuan edhe largimin e Kryeministrit Edi Rama.