Qytetarë të Shkodrës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë si reagim ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë.

Fillimisht ata kanë marshuar në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama ik” dhe duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Ma në fund kena ba shtet, ditën të puth, natën të vret”; “Policia e Lleshit ta fut plumb mas veshit”; “Edvini e do popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”.

Por sipas raportimeve të para, në vijim protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të fota drejt godinës së Partisë Socialiste, duke thyer xhamat e dyerve të saj. Më pas sendet që ishin brenda i nxorrën jashtë dhe iu vunë flakën.