Mbrëmjen e 9 Dhjetorit, dhjetra të rinjë të qytetit të Bulqizës zhvilluan një protestë para Komisariatit të Policisë e më pas në rrugët e brendshme të qytetit në shenjë reagimi ndaj vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë. Ndonëse nuk pati konfronteime me policinë, kjo e fundit nuk e ka kaluar në heshtje. Blutë e Bulqizës proceduan penalisht 7 shtetas nën akuzat e organizim, grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk ju bindën urdhërit të punonjësve të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mbrëmjen e 9 Dhjetorit, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve.
6 të proceduar janë të moshave nga 20 deri në 24 vjeç, ndërsa vetëm njëri prej tyre është 48 vjeç.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.