VIJON LUFTA ME FLAKËT NË MALIN E CERUJËS, VATRA E ZJARRIT DREJT IZOLIMIT
Vatra e zjarrit në malin e Cerujës në Bashkinë e Klosit vijon të mbetet aktive e paralelisht vijon ndërhyrja në terren për shuarjen e saj. Prej disa ditësh vatra e zjarrit përshkoi disa hektar të masivit pyjor të malit të Cerujës, ku flakët e favorizuara nga era dogjën gjithë bimësinë.