Ndotet Qaf Dushku edhe pse trafiku i mjeteve ka kaluar nga Plani i Bardhë
Masivi me pisha në vendin e quajtur Qaf Dushk në fshatin Klos-katund të Bashkisë së Klosit është ndër zonat më të ndotura. Prej kohësh ky masiv me pisha ka shërbyer për depozitimin e mbeturinave të ndryshme që hidhen nga kalimtarë të rastit, por edhe subjekte tregtare që operojnë në Bulqizë.