Pas denoncimit të ardhur nga banorët e fshatit Ketë në Njësinë Administrative Xibër të Bashkisë së Klosit, kryetari i këtij fshati, Sali Muça, shprehet i indinjuar per situaten e masakrës ne prerjen e masivit pyjor me ahe, në zonën e Skarridhit, në kufi me bashkinë e Tiranës. Sipas Muçës, prej muajsh në këtë zonë po bëhet një masakër mjedisore, ku persona të panjohur vijnë nga Tirana dhe presin pemët e ahut. Kryetari i fshatit Kete e ka ngritur kete shqetesim edhe prane instancave pergjegjëse në bashkinë e Klosit. Kjo e fundit nga ana e saj ka derguar nje fadromë dhe ka bllokur rruget hyrese dhe dalese qe lidhin zonen ku është bërë masakra mjedisore me Tiranen.

Kryetari i fshatit Ketë Sali Muça i ben thirrje edhe policisë se shtetit qe te marrë masa per parandalimin dhe kapjen e autoreve te kësaj masakre mjedisore qe po u behet masiveve pyjore në Skarridh. Sipas Ketës, kjo masaker qe po ndodh sot në Ketë eshte bere vetem ne vitin e mbrapshtë 1997.