Ikin ditët me diell, Nëntori mbyllet me shi
Nëntori do të mbyllet me reshje shirash të përditshme. Të paktën ky është parashikimi i fundit i sinoptikanëve në vendin tonë.
Pas tri ditësh me diell dhe temperatura që ranë në vlerat minimale deri në -2 gradë Celsius, nga mbrëmja e kësaj të hëne do të rikthehen reshjet e shiut.