Kjo është një pamje e zakonshme në një ditë me shin ë byppasin e Murrizit në disa pika të tij. Mjetet bëhen në radhë kilometrike pasi në disa kthesa përplasen ose rrëshkasin. Janë drejtuesit e mjeteve që e ngrejnë këtë shqetësim, ku shumë prej tyre dyshojnë se individ që ofrojnë shërbimin e transportit të makinave me karrotrec, hedhin vaj në rrugë për të krijuar problematika të tilla. Drejtuesit e mjeteve shprehen se autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme pasi rruga ndodhet në një terren të vështirë dhe mund të shkaktohet ndonjë tragjedi nga ky veprim dashakeqës për të fituar para. Faktin se kjo rrugë është shumë problematike, drejtuesit e mjeteve lidhin edhe me muret anësore të cilat janë të mbushur me numra celulari të shërbimit karrotrec. Ata i kërkojnë policisë së shtetit që të hetojë këtë problematikë pasi dyshohet se vaji në rrugë hidhet gjatë natës kryesisht kur ka reshje shiu, pasi në këtë mënyrë nuk duket me sy të lirë.

  Sipas ekspertëve Byppasi i Murrizit në rrugën e Arbrit është me probleme si ngushtësia, apo gropat në të.