Nis ndërhyrja për zgjerimin e kanalit kullues të Bulqizës
Përmbytja e rrugës që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës por edhe e terminalit të autobusëve ka bërë që autoritetet vendore të nisin punën për zgjeidhjen e situatës. Ndonëse vitin e kaluar ndërhyrja u bë në anën e Qafës së Buallit, këtë vit ndërhyrja po bëhet në anën tjetër. Një mjet tip eskavator po punon për zgjerimin e kanalit ujëmbledhës në fshatin Vajkal. Sipas ekspertëve problemi qëndron tek tombino që është vendosur poshtë rrugës së Arbrit e cila nuk e përballon gjithë sasinë e ujit që grumbullohget nga Qafa e Buallit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizs. Sipas specialistëve, ndërhyrja duhet bërë atje pasi për shkak që nuk përballon gjithë sasinë e ujit, ai kthehet mbrapsht duke shkaktuar kalimin e ujit në zonën e banuar të rrugës mes dy lagjeve të qytetit dhe terminalin e autobusëve. Situata e përmbytjes në rrugën mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës është e tillë prej vitesh, ndërsa përkeqësimi i saj vjen në ditët me shi kryesisht në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.