Nisin reshjet e borës në Dibër, këshillohet kujdes për drejtuesit e mjeteve
Nisin reshjet e borës në Dibër, këshillohet kujdes për drejtuesit e mjeteve Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë mbrëmjes së sotme ka sjellë reshjet e para të dëborës në Dibër. Reshjet kanë nisur prej më shumë se një ore ndërsa trashësia në qytet mësohet se ka arritur deri në 10 cm. Deri tani nuk raportohet të ketë probleme, ndërsa shumë drejtues mjetesh janë gjetur në befasi dhe është dashur të përdorin mjete antirrëshkitëse për të lëvizur drejt qytetit të Peshkopisë. Në terren kanë dalë mjetet borëpastruese të firmës mirëmbajtëse për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit në rrugën nacionale Peshkopi - Tiranë.