Dinamo-Burreli është një nga ndeshjet e fundjavës, në Kategorinë e Parë.  Të dy ekipet kërkojnë ngjitjen në elitë, me garën në Grupin A që është interesante.

Por, le të shikojmë pak përballjet direkte. Në 5 takimet e fundit, kryeqytetasit kanë triumfuar 3 herë, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim dhe në një tjetër, ka fituar ekipi nga Burreli.90 minutëshi i fundit është ai i 25 marsit, me dinamovitët që ia dolën 2-0. Kjo është një arsye më shumë për t’i motivuar blutë.

Dinamo është në vendin e parë të Play Off-it me 38 pikë. Në krahun tjetër, Burreli është e dyta me një pikë më pak.  Fundjava pritet të jetë e “zjarrtë”, ku çdo gabim, mund të jetë fatal për secilin nga ekipet.