29 vjeçari Klodian Ceka i cili u bë i njohur për publikun për shkak të rastit të tij të publikuar në Mat Televizion, ku bënte apel për ndihmë për shkak të prekjes nga një sëmundjeje të quajtur Limfomë, falë kontributit të dhjetra qytetarëve brenda e jashtë kufijëve të Shqipërisë, ka mbërritur në Turqi. Lajmin e jep vetë Klodiani nëpërmjet një videomesazhi, të cilin ja dedikon të gjithë atyre qytetarëve që kontribuan që të sigurohej shuma e nevojshme që i duhet për transfuzionin e plotë të gjakut në një nga spitalet e Turqisë. Klodian Ceka, falenderon këdo që me aq sa mundësi ka patur ka kontribuar financiarisht që ai të shkojë për kurim dhe sot ndodhet në një nga spitalet e Stambollit.

Sensibilizimi i jashtëzakonshëm qytetar për të shpëtuar jetën e të riut Klodian Ceka, dëshmoi edhe njëherë solidaritetin e pakufishëm të shqiptarëve për njëri-tjetrin, që bëhen bashkë për familje a persona në nevoja sublime.