Ndryshe nga besimtarët bektashi, ato musliman e njohin ndryshe festën e Sulltan Nevruzit. Në fshatrat e Klosit por edhe të Matit, kjo festë njihet si dita e rigjenerimit të natyrës. Të moshuarit thonë se historikisht nga data 22 deri me datë 25 Mars çdo gjë e natyrës rigjenerohet dhe gjatë këtyre ditëve nuk duhen bërë disa gjëra si prerja e pemëve, punimi i tokës, apo edhe gjuajtja në gurë. Të moshuarit e njohin edhe si ditët e faljes së çdo bime të gjallë e cila nis një cikël të ri jetësor për periudhën në vazhdim.
Banorë tregojnë se edhe gjatë periudhës së regjimit monist këto ditë ndalohej gjithçka ndoshta edhe në fshehtësi. Në tri ditët e sultan Nevruzit, e gjitha natyra merr pamjen pranverore të çeljes së luleve dhe daljes së gjelbërimit.