Ndërsa për besimtarët bektashinj dita e Sulltan Nevruzit është datëlindja e Imam Aliut dhe simbolizon rrigjallërimin e jetës, për besimtarët mysliman, kjo ditë ka tjera domethënie. Bajram Rama nga fshati Shkallë, i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, thotë se për tri ditë me radhë, nuk duhet të presësh asnjë pemë të njomë, pasi nga të parët ka mësuar se në këtë periudhë pemët nisin jetën e re për këtë vit. Sipas tij, paraardhësit kanë besuar e besojnë se më këto tri ditë çdo bimë apo pemë e njomë zgjohet nga gjumi dimëror dhe nis një vit të ri në jetën e saj. Bajrami shprehet se në këtë mënyrë është transmetuar brez pas brezi Sulltan Nevruzi.

Po në këto ditë të Nevruzit të gjithë ata që besojnë, ndalin edhe punimin e tokës dhe punës i rikthehen me datë 24 Mars.