Besimtarët Bektashinj në të gjithë botën kremtuan një ndër festat më të rëndësishme të tyre, “Sulltan Nevruzin”. Kjo festë sipas sektit bektashi përkon me ditëlindjen e Imam Aliut dhënërrit të Preofetit Muhamed, si dhe krahu Tij i djathtë. Për komunitetin Bektashi, në këtë ditë nis stina e pranverës, sepse sot (22 Mars) çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Megjithëse kjo festë është e Bektashinjëve në shoqërinë tonë është e njohur për ripërtëritjen e jetës së bimëve. Elez Elezi banorë i Klosi thotë se në tre ditët e Sulltan Nevruzit nuk lejohet prerja e pemëve apo punimi i tokës, pasi në këto tre ditë sipas gojëdhënave të trashëguara në shekuj, pemët falen dhe prerja e tyre është mëkat i madh.
Fjala “Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.