Ky është një prej grumbujve të mbeturinave të hedhura mbi bregun e lumit Mat në pjesën perëndimore të fshatit Suçnë Bashkinë Klos. Në mungesë të kontenierëve, banorët i depozitojnë mbeturinat në vende të tilla. Madje, aty hidhen edhe kafshë të ngrodhura. Kërkesa e tyre ndaj pushtetit vendor për t’i pajisur me kosha mbeturinash, deri tani nuk është zgjidhur. Të gjendur në këto kushte, ata i transportojnë mbeturinat e konsumit të përditshëm nga banesa në breg të lumit Mat, duke shkaktuar një ndotje të madhe jo vetëm të mjedisit aty, por edhe lumit. Shaban Sula, banorë i fshatit Suç në anën perëndimore të tij, thotë se dis ai djegin mbeturinat, e të tjerë i hedhin në breg lumit, por edhe ai është i vetëdijshëm për ndotjen që shkaktohet. Shabani i kërkon Bashkisë së Klosit, vendosjen e kontenierëve, në mënyrë që kjo ndotje të marrë fund. Një tjetër pikë ndotjeje është edhe ajo në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq”. Mjetet që ndalojnë tek kroi i ndërtuar nga bashkia, në mungesë të një koshi, i hedhin mbeturinat poshtë rrugës. Zgjidhja e problemit të ndotjes në fshatit Suç, po kërkohet nëpërmjet zbatimit të projektit “Advokaci komunitare”, financuar nga LevizAlbania, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.