Fshati Kurdari në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit është ndër fshatrat më të bukur të kësaj bashkie. Poicioni gjeografik e bën atë lehtësisht të aksesueshëm falë edhe rrugës së asfaltuar. Në këtë fshat që njihet për prodhimet e mëdha cilësore të bujqësisë, mundësitë e zhvillimit të turizmit janë të mëdha. Në lagjen “Tumë” gjendjen disa kulla shekullore që për fat të keq po shkojnë drejt degradimit të plotë. Një pjesë e pronarëve të këtyre objekteve janë larguar duke i lënë bosh, pasi nuk kanë patur mundësi restaurimi. Por për shkak të jetëgjatësisë së tyre që variojnë nga 200 deri në 300 vjeçare, banorët kërkojnë që të shpallen monument kulture, ashtu siç është bërë me disa kulla të tjera. Rikonstruksioni i këtyre kullave do t’i shërbente shumë turizmit të zonës, thotë Iljaz Avdylli, por koston e ka të pamundur ta përballojë.
Ngritja e bujtinave në këtë fshat do t’i shërbente vërtetë shumë sidomos turizmit natyror pasi Mali i Balgjajt është kthyer tashmë me gjithë vështirësitë për të shkuar deri atje në një atraksion turistik.