Kjo është kabina elektrike në fshatin Halilaj të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Mungesa e sigurisë në këtë kabinë elektrike, ka bërë që shpeshherë në të të mbeten kafshë të cilat kanë ngordhur si pasojë e kontraktit me rrymën elektrike. Ish administratori i Njësisë Administrative Suç, Ilirian Çeliku, tha se në të gjithë njësinë, janë shumë kabina elektrike që jo vetëm rrezikojnë kafshët shtëpijake, por edhe njerëzit e sidomos fëmijët. Mungesa e sigurisë në to, ka bërë që banorëve tju shkaktohet një dëm i madh në blektori të cilat gjatë kullotjes futen aty dhe biejnë në kontakt me rrymën. Po ashtu, probleme ka edhe në rrjetin përcjellës i cili në shumë vende është në shtylla druri natyrale dhe telat kanë kontakt me degët e pemëve. Apeli i banorëve të fshatit Halilaj shkon ndaj OSHEE që të ndërhyjë me ndërtimin e kabinës ajrore ose të sigurojë atë ekzistuesen.