Megjithëse nuk kanë nevojë ekonomike për të punuar për shkak se marrin pension dhe fëmijët i ndihmojnë edhe me të ardhura të tjera, bashkëshortët Shaban e Faje Sulaj vazhdojnë të merren me bujqësi. Ata thonë se nuk mund t’i ndahen tokës, pasi me të e kanë të lidhur jetën, ndonëse ekonomikisht nuk kanë nevojë të punojnë. Faje Sulaj shprehet se me gjithë dëshirën e madhe për ta punuar të gjithë tokën, ajo dhe bashkëshorti i saj punojnë sa për të mbajtur veten në formë. Megjithatë, Faje Sulaj ngre shqetësimin se për ata që kanë nevojë të marrin prodhim për tregti nga toka, proceset e punimit dhe farërat janë shumë shtrenjtë.
Sipas bashkëshortëve Sulaj, shkak tjetër për tokën që ka mbetur djerrë në Suç është edhe largimi i rinisë.
Fusha e Suçit dikur ka qenë thuajse e gjitha e punuar dhe e kultivuar me kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa sot, pjesa më e madhe e saj mbetet djerrë.