Kjo është fusha e lagjes “Shkorsë” në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit. Janë plot 90-të hektar tokë bujqësore në këtë zonë, të cilat për fat të keq kultivohen shumë pak produkte. Ramazan Kneci thotë se para viteve 90-të e gjithë fusha mbillej me faragjerë pasi kishte ujë vaditës qoftë nga rezervuari i fshatit Kurdari, e qoftë nga kanali që merrte ujin nga shehu.
Ai shprehet se pas viteve 90-të, pjesa më e madhe e fushës u la djerr, ku në të mbinë ferrat. Ndërsa një pjesë kultivohet tërshërë e grurë, por meqë këto kultura nuk ndërrohen, rendimenti është shumë i vogël. Një tjetër shkak për mospunimin e tokës në këtë zonë sipas Ramazanit është edhe mungesa e fuqisë punëtore.
Ndërkohë vitet e fundit një pjesë e tokës ka nisur të mbillet me vreshtari, megjithëse sigurimi i ujit është i vështirë.