dokumentacionin
Ndonëse është mbyllur me 20 Prill procesi i aplikimit për të përfituar mbështetje financiare në disa sektor të bujqësisë, ende fermerët nuk kanë arritur të marrin paratë në llogaritë e tyre për sipërfaqen e tokës së deklaruar.
Në përgjigje të interesit të tyre, “Mat Televizion” u interesua pranë Zyrës së Ekstensionit Bujqësor në Mat. Drejtues të kësaj Zyre thanë se sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për subvencionet në skemën kombëtare për vitin 2024, po vazhdon procesi i kontrollit administrativ në sistem sipas datave të aplikimit, ku plotësohen mangësitë në dokumentacione. Për masën e subvencionit në blegtori përveç kontrollit administrativ në sistem ka filluar edhe kontrolli ne terren nga inspektoret e AZHBR. Procesi pritet të mbyllet me 20 Qershor me qëllim që të saktësohet fondi buxhetor total. Kjo do t’i japë mundësinë Ministrisë së Linjës t’i propozojë Këshillit të Ministrave për alokim fondesh sipas procedurës së buxhetit të shtetit, duke patur një vlerë të saktë të buxhetit që duhet për mbështetjen financiare të këtij viti. Nga ana tjetër, fermerët janë në pritje të marrjes së masës së subvencionit pasi tashmë ato para ata i kanë harxhuar duke qenë se është kryer procesi i mbjelljes së të gjitha kulturave bujqësore