Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit subvencionet në Bujqësi do të jetë të përcaktuara dhe pothuajse vetëm në blektori. Për banorët e Qarkut Dibër subvencine do të jepen në blektori qoftë në të imta, gjedhë apo qumësht si dhe në bletari. Sa i përket pemtarisë nuk do të ketë subvencione pasi do të jepen vetëm për ullishte. Sipas specialistit të sektorit të Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, aplikimet do të nisin nga 23 prilli e do të mbyllen me 17 Maj.
Ndonëse është përjashtuar subvencioni në Qarkun Dibër për pemtarinë, banorët mund të aplikojnë në skemën e subvencionit në agroturizëm:
Fermerët matjan mund t’i bëjnë aplikimet dhe të marrin më shumë informacion pranë Agropikës Mat tek ish zyrat e Bujqësisë në katin e parë të godinës së Bashkisë Mat.